Lajme

Debati me Luizin, Kiara: Nuk dua lojë mes nesh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:56 / 25 February 2023

Mbrëmjen e sotme në “prime” Luizi dhe Kiara folën për debatin e lindur mes tyre për shkak të heqjes së litarit.

“Më lëndoi që tha nuk e kuptova a na do publiku. Po mbase kam qenë e ngarkuar dhe nga situata tjera prandaj reagova, pak nga nervat, pak nga fjalët, por u sqaruam më vonë. Thjesht nuk dua nënkuptime mes nesh si me banorët e tjerë, nuk dua lojë mes nesh”, u shpreh Kiara.

“Unë dua që ai të luajë dhe nuk dua të ndikoj fare te loja e tij. Kjo është arsyeja, pse ndonjëherë distancohem. Nuk besoj se e hoqi rripin për të më rrezikuar mua”, shtoi ajo.