7:54 / 14 May 2024
Gjatë kësaj jave një përplasje e ashpër mes Heidit dhe Gracianos është zhvilluar, ku ky i fundit e ka ofenduar keq banoren.
E gjithë situata ka filluar teksa Graciano ishte duke lexuar letrën të cilën e kishte shkruar vetë ai, Heidi ka filluar të qeshte, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj ka nisur debati mes tyre i cili ka eskaluar me shumë ofendime.
Konkurrenti e ka quajtur Heidin “lojtare e fëlliqur” dhe i ka thënë “Me ke do të shtrihesh me Fationin, Alfion apo Romeon”.
Në prajm Heidi i ka kërkuar ndjesë dhe është shprehur se është në natyrën e saj që të qesh.
Ndërsa Graciano është ndier i fyer nga Heidi dhe ka thënë që ajo është tallur dhe e ka bullizuar atë.
Po ashtu e ka quajtur edhe ‘mashtruese’ dhe se ajo ia ka shkel syrin atij.