Lajme

Deda: VV-ja nuk ka pasur kurrë program ambicioz zhvillimor

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:19 / 4 September 2024

Ilir Deda, analist, ka komentuar programet politike.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur kurrë program ambicioz zhvillimor.

“Vetëvendosja nuk ka pasur kurrë program ambicioz zhvillimor. Unë flas për dy vjet që kam qenë në Vetëvendosje, 2014-2016.2014-ta, ka qenë kohë kur Vetëvendosja është munduar të reformohet, kur kanë dalë me një program pak më shumë sa ma socialdemokrat që është e mundshme. Kosovës kronikisht i mungon vizioni përparimtar për ndryshim dhe mirëqenie, unë po flas deri tash”, tha ai në “Rubikon”.

Tutje, ai ka komentuar edhe partitë e tjera, duke nënvizuar se “programi i LDK-së…është bukur ambicioz”.

“E kam thënë edhe më herët, programi i LDK-së, është i tillë që tregon në katër vjet se çka po dua të arrijë, edhe është bukur ambicioz. Programi i Bedri Hamzës, duhet të shihet, kur ta shpalos, sepse nuk e dimë. Duhet të shihet me çka do të garojë Albini në zgjedhje, nuk mund të garojë vetëm me Gazivodë, sepse ajo është e pamjaftueshme për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme”, shtoi Deda.