Lajme

Dedaj: Kurti bëri propagandë, gabim ndërhyrja në zgjedhjet e Maqedonisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:47 / 8 May 2024

Në Maqedoninë e Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

Për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve ka folur ish-ambasadori i Kosovës në këtë shtet, Gjergj Dedaj.

Sipas tij, këto zgjedhje janë një lloj referendumi përmes të cilit maqedonasit do të zgjedhjen rrugën të cilët do ta ndjek Maqedonia e Veriut.

Ish-ambasadori Dedaj ka folur edhe për përfshirjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur gabim një veprim të tillë.

Ai e ka quajtur propagandues Albin Kurtin.

“Kryeministri Kurti prej që ka ardhë i ka përmbysur premtimet e tij.  Asnjë premtim që e ka dhënë nuk e ka mbajtur, por e ka bërë të kundërtën”, ka thënë Dedaj.