Lajme

Dedaj: Kurti, Osmani dhe Gërvalla fajtorët kryesor për raportet me aleatët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:46 / 16 September 2024

Ish – ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka thënë se për raportet aktuale të Kosovës me aleatët, fajtorë kryesor janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.

Dedaj ka vlerësuar se për këto veprime ato do të duhej të jepnin dorëheqje.

Ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, duke komentuar kritikat e Osmanit ndaj Qeverisë për moskoordinim me aleatët, ka thënë se presidentes i ka dalë “gjumi vonë”.

“Zonjës Osmani vonë i ka dalë gjumi, fajtorja kryesore për fitoren e Kurtit më 14 shkurti 2021 është Osmani. Ka shkatërrua një parti shtetformuese siç është LDK e cila e ka rrit, e ka bë personalitet dhe i ka dërgu ato vota të Kurti për interesa personale. Tash kur e ka pa që po fundoset anija, po mundohet me notu disi e me dal prej kësaj situata. Fajtorë kryesor për këtë situatë janë Osmani, Kurti dhe Gërvalla, duhet të bartin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje”, ka thënë Dedaj.