Dega e LDK-së në Ferizaj rreshtohet pas Lumir Abdixhikut para kuvendit zgjedhor; Azemi: Partia ka nevojë për konsolidim dhe qëndrueshmëri.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë një tjetër mbështetje të rëndësishme para kuvendit zgjedhor të së shtunës. Dega e LDK-së në Ferizaj ka konfirmuar se do ta mbështesë atë për të vazhduar drejtimin e partisë.
Kryetari i kësaj dege, Visar Azemi, bëri të ditur se vendimi u mor në mbledhjen e kryesisë lokale, duke vlerësuar qasjen e deritanishme të Abdixhikut.
“Sot, në takimin e kryesisë së Degës në Ferizaj, vlerësuam dhe e mbështetëm qasjen e kryetarit Abdixhiku”, ka shkruar Azemi në Facebook.
Ai theksoi se LDK-ja ndodhet në një fazë të domosdoshme konsolidimi, duke shtuar se “besimi nuk ndërtohet me lëkundje të përditshme, por me qëndrueshmëri, punë të matshme dhe përgjegjësi”.
Abdixhiku kishte ofruar dorëheqjen më 28 dhjetor, ndërsa Kuvendi i partisë pritet të vendosë nëse do ta pranojë atë. Në garë për drejtimin e LDK-së është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili synon të marrë kreun e partisë