Lajme

Deklarata e Blinken, Kurti: Nuk do t’ia dorëzoj republikën demokratike milicive fashiste

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:25 / 30 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në të cilën ka kërkuar që të ndalen menjëherë masat në veri, të cilat ai i quajti të dhunshme, dhe të ripërqendrohet në dialog.

Kurti, në një intervistë për CNN International me moderatoren Isa Soares, ka thënë se Republikën e Kosovës nuk do t’ia japë serbëve.

“Të gjithë ndërkombëtarët i kanë pranuar rezultatet. Kështu, kryetarët duhet të shkojnë në zyra.

Po punoj për së afërmi me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA dhe BE, të cilët i konsiderojmë miqtë më të rëndësishëm, por nuk do t’ia dorëzoj republikën demokratike milicive fashiste”, ka thënë Kurti.