Lajme

Deklaratat e Dodikut, Rama kërkon reagimin e BE-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:36 / 31 October 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Republika Srpska në Bosnje, Milorad Dodik, i cili foli për idenë e rrezikshme të “Serbisë së Madhe”, duke shtuar se aty duhet të bëjnë pjesë edhe Kosova, Mali i Zi e Bosnja.

Rama ka shkruar se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm të BE-së, transmeton lajmi.net

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, ka shkruar Rama në platformën “X”.