Lajme

“Deklarime Cirku”- Doarsa Kica e quan “të dehur” Albulena Haxhiun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:11 / 29 July 2024

Doarsa Kica-Xhelili, e cila ishte pjesë e Listës ‘Guxo’ në koalicion me partinë e Albulena Haxhiut, e ka quajtur këtë të fundit “të dehur”.

Kica-Xhelili me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “Ministren e Drejtësisë e kemi definitivisht, dhe moti, të dehur”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Deklarime cirku që nuk meritojnë as reagim më të thelluar”, vijon postimi i saj.

Deputetja e LDK’së ka bërë këtë reagim pas deklarimeve të fundit kontroverse të Haxhiut lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë.