Lajme

Deklarimi i pasurisë, APK-ja i jep “dritë të gjelbër” Vjosa Osmanit: S’ka mospërputhje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:56 / 12 March 2026

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka përfunduar procesin e verifikimit lidhur me deklarimin e pasurisë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Siç shkruan Insajderi, APK-ja ka konstatuar se nuk janë gjetur mospërputhje në të dhënat e deklaruara për periudhën 2024–2025.

“Në kuadër të këtij procesi janë analizuar dhe krahasuar të dhënat relevante të deklarimit të pasurisë për periudhën kohore për të cilën subjektet deklaruese janë të obliguara të bëjnë deklarim sipas legjislacionit në fuqi. Si rezultat i këtij verifikimi, nuk ka qenë e mundur të dokumentohet ndonjë diskrepancë e provueshme në deklarimet e pasurisë për periudhën përkatëse”, thuhet në përgjigjen e APK-së për Insajderin.