Lajme

Del videoja e plotë e skandalit të Gjicit, pas aktit bisedoi me vajzën për tender të qenve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:35 / 19 June 2023

Është thelluar edhe më shumë skandali ndaj ish-kryetarit të Kukësit, Safet Gjici.

Sot gjatë ditës Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka bërë publike vidoen e plotë (13-minutëshe), të skandalit në Bashkinë e Kukësit, ku protagonist është Safet Gjici dhe Alma K.

Sipas videos së publikuar dëgjohen Gjici dhe Alma .K duke biseduar për një tender për strehimin e qenve.

BISEDA MES SAFET GJICIT DHE VAJZËS:

A.K: Do me ndihmosh te bej një rrethim per qente apo jo?!

Eeee na sajo ndonjë pune këtu re, te vi te marre një shpi me qira këtu. Kam dy shkolla. Shteti do me paguaj, s’do me paguash ti…

Safet Gjici: Për qentë?!

A.K.:He?

Safet Gjici: Tani. Do shkosh, do ta thërrasim ketë qe merret me këto punët e qenve. Do t’ia lesh ato…

A.K.:Letrat, po.

Safet Gjici: Se si i ke, se duhet kalu me vendim këshilli kjo e para.

A.K.: Se kam gjetur gjithë atë toke. 400 mije leke te vjetra shkonte thurja me te përdorura.

Safet Gjici: Po mire se nuk është problemi aty, problemi është qe, ne si do ta kryejmë proceduralen, qe gjithë qentë e rrugës qe marrim këtu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njeren tjetrën…

A.K.: I kam me projekt te tera.

Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta thërras unë ketë edhe shko ti aty te…

A.K.: Eshtë këtu te Bashkia??

Videon e plotë mund ta shikoni këtu: