Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar analistit Sadri Ramabaja, i cili gjatë debatit në T7 i ka thënë Natyra Kuçit të PSD-së “Shko në Shtime”.
Deliu-Kodra i ka thënë Ramabajës se është ai i cili duhet të shkojë “në Shtime”, transmeton lajmi.net.
Tutje e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga analisti si denigruese dhe fyese.
“Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sadri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë!”, ka shkruar Deliu-Kodra.
“(Sqarim: Termin “n’Shtime”, duke nënkuptuar institucionin e strehimit të sëmurëve mendor, e përdori Sadri Ramabaja. Gjithsesi, për korrektësi të citatit e shkrova edhe unë. Shtimja është një komunë fantastike dhe asesi nuk duhet të përdoret si term për të përshkruar diçka tjetër)”, ka sqaruar ajo.