Lajme

“Demokracia” e LDK’së: Me 331 vota kundër, Faton Bislimit nuk i lejohet të sfidojë Abdixhikun për kreun e kësaj partie

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:39 / 19 November 2023

Faton Bislimi nuk i lejohet që të kandidojë për kryetar të LDK-së në Kuvendin e 10-të Zgjedhor.

Ai nuk arriti t’i futet garës për të rivalizuar Lumir Abdixhikun, pasi i njëjti nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe sipas statutit të LDK-së, Bislimit nuk i lejohet kandidimi për kryetar.

Kandidimi duhet të bëhet vetëm gjatë punimeve në Kuvend dhe pastaj Kuvendi zgjedh komisionin kandidues.

Statuti e saktëson se delegatët e kanë autoritetin për kandidaturat. Në Kuvendin e përbërë nga 333 delegatë sa ishin të pranishëm në sallë, 331 votuan kundër tij./KK