Lajme

Dënimi i Mustafës, Rohde: Ky është një aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:25 / 17 December 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se dënimi ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Specile është një aktgjykim ndaj një individi dhe jo ndaj UÇK-së, raporton Gazeta10.

Rohde ka thjënë se ky është një gjykim i rëndësishëm që e forcon shtetin e së drejtës.

Më tej, ai ka thënë se është e rëndësishme vendosja e drejtësisë për viktimat dhe të mos ketë mosndëshkim.

Këtu keni statusin e plotë:

“Gjykim i rëndësishëm që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – s’ka mosndëshkim”, ka shkuar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se Salih Mustafa është dënuar dje nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.

Në qendrën e paraburgimit në Hagë është edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi nën akuza për krime lufte.