Lajme

Deputetët e opozitës në Kosovë, në vend që ta sulmojnë Serbinë, e sulmojnë qeverinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:23 / 23 July 2023

NGA: REXHEP TORTE

Ditë më parë në Parlamentin e Kosovës pati provokime dhe përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave e deputetëve të pozitës.

Në orët pasdites opozita insistonte që kjo mbledhje të ndërpritet, gjë të cilën e refuzoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Deputetët e opozitës e lëshuan mbledhjen, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve miratuan disa ligje, mes të cilëve edhe Ligjin për pagën minimale.

Organizata e Veteranëve të Luftës-UÇK dhe partitë opozitare PDK LDK dhe AAK, reaguan ndaj këtij ligji, me arsyetimin pse në këtë ligj nuk janë përfshirë edhe 60 mijë veteranët e ashtuquajtur të luftës.

OVL-UÇK, iu drejtuan edhe Presidentes Vjosa Osmani që të mos e nënshkruajë këtë ligj, duke organizuar paraprakisht edhe një protestë.

AAK kundër bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër këtij Ligji për pagën minimale ku nuk janë përfshirë edhe 60 mijë veteran të luftës.

OVL-UÇK, tashmë e ka paralajmëruar edhe protestën e radhës më datë 26 korrik, të mbështetur nga partitë opozitare në Kosovë.

Papërgjegjësia, korrupsioni dhe turpi për fryrjen e listave të veteranëve të rrejshëm, bie mbi Hshim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Agim Çekun, të cilët duhet të përgjigjen penalisht para organeve të drejtësisë në Kosovë.

Por papërgjegjësia, korrupsioni, turpi dhe mëkati bie edhe mbi numrin kaq të madh të veteranëve të rrejshëm, të cilët pamëshirshëm shkelën mbi dinjitetin e 2000 ushtarëve të rënë heroikisht në frontin e luftës dhe shkelën mbi dinjitetin e tërë viktimave të pafajshme të vrarë, të masakruar, të dhunuar dhe të rrëmbyer gjatë këtij agresioni gjenocidal të Serbisë në Kosovë. E drejta vonon por nuk harron.