Lajme

Deputeti Berisha: Kam ble libra deri në 500 euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:42 / 4 September 2023

Saga me libra po vazhdon, vërshtirësitë që po kanë prindërit në sigurimin e tyre janë të shumëfishta, financiare, kohore madje dhe teknike.

Disave po u kushtojnë më shumë se shuma e përcaktuar për rimbursim nga Ministria e Arsimit, shkruan lajmi.net.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, në një prononcim për lajminet ka thënë se aitj sigurimi i librave i ka kushtuar disa qindra euro.

Kujtojmë se krejt kjo “katrahurë” erdhi pasi që Ministria e Arsimit vendosi të mos e zbatojë praktikën e deritanishme që shpërndarjen e librave e bënte shteti, por sipas kësaj ministrie prindërit ti blejnë vet librat e shteti të ua bëjë rimbursimin e mjeteve.

Kjo ka shkaktuar tollovi nëpër shumë librari të vendit.

Madje shumë prej librarve kanë “fryrë” edhe çmimet e librave.