Lajme

Deputeti gjerman: Lajm i mirë sot nga Kosova!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:34 / 13 March 2024

Deputeti gjerman nga CDU/CSU, Knut Abraham, ka thënë se është lajm i mirë nga Kosova vendimi për regjistrimin e pronës së Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se ky vendim i Qeverisë së Kosovës ia hapë dyert vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Lajm i mirë sot nga Kosova!

Me zbatimin e aktgjykimit të Manastirit të Deçanit, Kosovës i hapen dyert për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj!”, ka shkruar Abraham.