Lajme

Deputeti gjerman me fjalim të zjarrtë: Pranojeni Kosovën në KiE, të gjitha kushtet i ka plotësuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:54 / 17 May 2024

Deputeti në Bundestagun gjerman, Knut Abraham, ka mbajtur një fjalim në mbështetje të Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit të Gjermanisë.

“Të gjitha kushtet janë plotësuar nga Kosova për t’u bërë pjesë e Këshillit Europian”, tha Abraham në fjalimin e tij.

Ai tutje ka përmendur edhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta shkruar dhe për ta dorëzuar një Draft për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese dhe ka shtuar se ky është një zhvillim i shkëlqyer.

Abraham ka përmendur një takim të ri të Komitetit të Ministrave që do të mbahet në qershor, duke thënë se do të ishte një ide e mirë nëse do të adresohej kjo çështje në këtë takim special.