Lajme

Deputeti i PDK-së e pyet Kurtin: Çfarë tradhtie paske bërë?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:26 / 3 December 2022

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur dyshime të mëdha se kryeministri Albin Kurti ka bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë.

Duke iu referuar deklaratave të diplomatëve amerikan për formimin e Asociacionit, ai ka thënë se kryeministrit duhet të tregojë se për cfër marrëveshje është fjala.

Sipas tij, këtu bëhet fjalë për tradhti.

Kryeministër në detyrë, pas kësaj dekleratë të Escobar dhe Hill, duhet të zhvisheni nga mashtrimi e gënjeshtra e ta thoni se çfarë marrëveshje të dëmshme/tradhtie paske bërë?! Sepse, si shtet i pavarur e demokratik, bazuar në “Deklaratën e Pavarësisë” dhe Kushtetutën e vendit, për 70 mij serbët kosovar, duhet të ofrojmë të njëjtat standarde jete dhe mbrojtjëje, si për të gjithë qytetarët e komuniteteve tjera që Kosovën e pranojnë, e ndjejnë shtetin e tyre”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Faceboook”.

Ai ka bërë me dije se Kosova është shtet demokratik dhe nuk ka nevojë për kompromise të dëmshme.

Kosova tashmë, është e pranuar dhe e konfirmuar nga GJND, si shtet demokratik, ndaj institucionet demokratike si Parlamenti e Gjykata kushtetuese do t’iu stopojnë! A nuk u akomoduan mjaftueshëm të drejtat kolektive me “Pakon e Ahtisarit”, Kushtetutën e Kosovës, me vende të rezervuara, me privilegje të ndryshme unike, ndër më të avansuarat në sistemet shtetërore në Botë? Kështu që, trego Kryrministër, ku, kur dhe si e ke “pirë një lugë qorbe të prishur” e tani po shkatërron për dy vite, çdo arritje politike në bërjen e shtetit?!”, ka shkruar ai.