Lajme

Deputeti i VV-së: Kurti ua ka hup topin disa analistëve, për opozitë mos të flasim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:07 / 22 November 2022

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka “humbur topin” disa analistëve, siç thotë populli sipas tij.

Ai tha se ata sa e kritikojnë për zbutje, kthehen e kritikojnë për insistim.

“Kurti ua ka “hup topin” siç thotë populli, disa analistëve. Sa e kritikojnë për zbutje, kthehen e kritikojnë për insistim. Herë i kërkojnë ta shtyjë zbatimin e vendimit për targa. Herë i thonë, qëndro. Sa e kritikojnë për mos koordinim me ndërkombëtarët. Kthehen e kritikojnë pse po koordinohet me Amerikë. Kështu është kur në analiza nuk kanë qëndrime të tyre. Për opozitën mos të flasim”, shkroi ligjvënësi i pushtetit në Facebook.

“Kështu është kur në analiza nuk kanë qëndrime të tyre. Për opozitën mos të flasim”.