Ballina

Deputeti i VV-së: Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm Sami Lushtaku

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:04 / 10 October 2022

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka ‘ftuar’ nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku që ta padisë Vetëvendosjen për shpifje.

Lushtaku ka reaguar pas publikimit të një videoje të re ku akuzohen shumë figura e familje për përfitime nga terminalet, që tani janë shtetëzuar

.Zoti Lushtaku e dha versionin e tij. E ftoj t’a padisë LVV-në për shpifje mirëpo nuk pajtohem me pjesën ku thotë më ka djegur Serbia tash edhe LVV-ja. Nëse fshihemi pas serbëve në kuptimin e asaj se tash po më djegin këta. Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm ai. E ka bërë populli krahas aleatëve ndërkombëtar dhe dëshmorëve të rënë”, ka thënë Rexhaj në RTV Dukagjini.