Lajme

Deputeti i VV-së: Ngjarjet si DokuFest, Anibar e Parada e Krenarisë kanë qëllim shkatërrimin e familjes

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:33 / 7 August 2023

Deputeti i LVV-së Eman Rrahmani, i është bashkuar reagimeve të shumta pas një performance nudiste në hapjen e festivalit “DokuFest”.

Rrahmani i ka quajtur të papranueshme që ngjarjet të cilat përkrahen nga paraja e taksapaguesve, të bëjnë përfomranca që sipas tij, kanë qëllim të vetëm shkatërrimin e familjes.

Postimi i plotë:

Është e tmerrshme dhe e papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë!

Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë.

Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqërisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi.

Asnjëherë ne nuk do të lejojmë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj.