Lajme

Deputeti i VV-së, Rexhaj: Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:12 / 7 October 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se brenda subjektit ku bënë pjesë nuk ka të ngritur aktakuzë ndaj askujt.

Në DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka deklaruar se krim dhe korrupsion të organizuar nuk ka në LVV.

“Mendoj se duhet me e pa dhe analizu punën e qeverisë. Unë mendoj se është qeveria më e ndershme që e ka pasë Republika e Kosovës, dhe më ë mira në krahasim me të gjitha qeveritë e kaluara”, ka thënë Rexhaj.