9:10 / 25 June 2022
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, me anë të një statusi në Facebook, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosjes, pas lajmit se deputetit të VV-së, Mirsad Shkreta, i janë vjedhur 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro.
“Mirëmbrëma propaganda VV. Bagjaneqt qysh i keni?
Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet” a? A?
A tash ndoshta e keni ndrru’ trakën që keni hypë n’karriga t’lëkurës t’xhipave? A?, ka shkruar Mustafa.