Lajme

Deputeti ukrainas: Po të pyetësha unë do ta njihja pavarësinë e Kosovës menjëherë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:25 / 27 October 2022

Deputeti Olekseiy Goncharenko, ka folur rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

Goncharenko tha se kjo mund të ndodh pas përfundimit të luftës.

Ai tha se po të pyetej do ta njihte pavarësinë e Kosovës menjëherë.

“Besoj që do të ndodhë menjëherë pasi lufta të përfundojë, sepse shumë njerëz po thonë: “Le ta përfundojmë së pari luftën, sepse është gjëja më e rëndësishme, pasi që ju e keni shpallur pavarësinë 14 vjet më parë dhe mund të pritet edhe disa muaj për të marrë këtë vendim në kohë paqeje” – tha ai në një intervistë për Kanal 10 përcjell Klankosova.tv.

“Por, po të pyetësha unë, sikur të ishte vendim i imi, do ta bëja menjëherë, menjëherë”.