7:29 / 14 December 2023
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka ironizuar me eksponentët e opozitës të cilët janë duke përmendur vendimin e qeverisë për ndarjen 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë.
Në këtë rast, deputeti Zyba ka kujtuar faktin se si opozitarët e sotëm sa ishin në pushtet “Dikur falnin për qejf në emër të shtetit borxhe të kompanive, pastaj edhe politikanë që blinin tokë me 50 euro arin dhe e shisnin 5000 të njëjtën”
Sipas tij, të njëjtit sot duan të ironizojnë me 100 eurot për të gjithë fëmijët dhe pensionistët.
Ndryshe, dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për secilin fëmijë e pensionistë, para këto si shtesa për fundvit.