Lajme

Deputetja angleze bisedon me Kurtin, thekson nevojën për të folur qartë për faktorët destabilizues

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:54 / 7 June 2023

Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, lidhur me situatën në veri të vendit.

Ajo ka thënë se është e nevojshme të de-përshkallëzohen tensionet dhe të flitet qartë për faktorët destabilizues.

“Ishte mirë të flisja me Albin Kurtin në fillim të kësaj jave, lidhur me situatën në Kosovë, nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të folur qartë për faktorët destabilizues” ka thënë Kearns.

Deputetja Kearns është nga të paktat që publikisht ka deklaruar se presioni që po i bëhet Kurtit dhe Kosovës është i gabuar dhe se i njëjti presion nga ndërkombëtarët duhet të shkojë në adresë të Vuçiqit.