Lajme

Deputetja britanike-Hillit: Serbia ka marrëveshje me Rusinë dhe mban në ndalim tre policë kosovarë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:35 / 23 June 2023

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, i ka replikuar ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, pas mbajtjes së stërvitjes së forcave amerikane me ato serbe, të quajtur “Platinum Wolf”.

“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar”, nis teksti i saj. Teksa tha se Serbia ka marrëveshje me Rusinë për të mbajtur në ndalim tre policë kosovarë

“Më mirë ‘Platinum Wolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, ka shkruar Kearns.

Hill është shprehur tejet i kënaqur me zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me forcat serbe.