Lajme

Deputetja britanike kërkon dënimin e Djokovicit për mesazhet e tij me Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:42 / 1 June 2023

Deputetja britanike dhe njwherwsh kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka dënuar ashpër gjestin e tenistit serb Novak Djokovic.

Ajo ka shkruar se sjellja dhe komentet e Djokovic janë të dënueshme.

‘Sjellja dhe komentet e Djokovic janë të dënueshme. ‘Kosova është zemra e Serbisë! Stop dhunës’. Ky slogan i ka rrënjët në mitologjinë nacionaliste serbe dhe slogane të ngjashme janë përdorur për të justifikuar spastrimin etnik të viteve 1990’, ka shkruar Kearns.

Kujtojmë që Djokovic në finalen e French Open ka shkruar në njërën nga kamerat: ‘Kosova është zemra e Serbisë – Ndaleni dhunën’.

Nuk është hera e parë që serbi përdor sportin për të dhënë mesazhe politike që kanë të bëjnë me Kosovën.