4:44 / 29 October 2023
Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka bërë thirrje shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që t’i heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Kearns ka shkruar në X se Kosova po punon me ndërkombëtarët e presidenti serbe Aleksandar Vuçiq po refuzon.
“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von der Leyen”, ka shkruar Kearns në rrjetin social X.