6:40 / 24 December 2022
….
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ia ka përkujtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për largimin e 42 mijë qytetarëve nga Kosova më 2021-ën.
Bytyqi e ka thënë këtë me anë të një postimi në ‘Facebook’. Ajo e ka parë një trend të këtillë migrimi si dështim të qeverisjes aktuale.
“Mirëmëngjesi kryeministër S’e di a e dini, meqenëse ju i dini të gjitha. Janë mbi 42 mijë qytetarë që braktisën vendin nga viti 2021. A nuk është kjo alarmante për ju, e njëkohësisht e dhimbshme?
Dështimi e keq qeverisja nuk është ndryshe. Na e more në qafë këtë popull!”, ka shkruar deputetja e AAK-së.