Lajme

Deputetja e LDK-së: Lumir Abdixhiku kryeministër i ardhshëm, Kurti në pension

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:39 / 17 December 2024

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka komentuar për kandidatët për kryeministër.

Kransiqi ka thënë se Lumir Abdixhiku është kryeministri në ardhje dhe sipas saj këtë e tregojnë edhe tubimet që po i mbanë LDK-ja.

“Lumir Abdixhiku do të jetë fitues. Është lider që qato që e premton e realizon”, ka thënë ajo duke e quajtur Abdixhikun si kryeministër në ardhje.

Ndërsa duke folur për kryeministrin Kurti, ajo ka thënë se lideri i VV-së duhet të pensionohet.

“Për Albinin fola, po albini duhet me shku në pension. I ka lodhë qytetarët në opozitë, tash për 4 vjet qeverisje s’ka bë asgjë”, ka thënë ajo.