Lajme

Deputetja e PDK-së njofton se është shtatzënë, publikon fotografi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:46 / 30 July 2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ariana Musliu Shoshi është nënë e një djali.
E së fundmi deputetja ka treguar se është sërish në pritje të ëmbël, shkruan lajmi.net

Në një postim në Facebook, Ariana ka ndarë një imazh nga shtatzania e saj.

“Askush nuk do ta dijë kurrë forcën e dashurisë sime për ty. Në fund të fundit, ti je i vetmi që e njeh tingullin e zemrës sime nga brenda. Mezi pres të të mbaj në krahë”, ka shkruar deputetja.

Theksojmë se tash e dy legjislatura Musliu – Shoshi është pjesë e Parlamentit si deputete.