Lajme

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku kalon zyrtarisht në LDK – pritet me ceremoni nga Lumir Abdixhiku

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:25 / 11 October 2024

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Millaku po i bashkohet familjes së tyre politike në rrugëtimin e përbashkët që i pret.

“Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.