Deputetja nga partia në pushtet, Arjeta Fejza ka folur në Info10 për vendimin e fundit të shteteve anëtare të BE-së, për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.
Fejza ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie, se që nga ardhja në pushtet, asnjëherë s’ka dhënë datë se kur do të ndodhë liberalizimi, madje ajo tha se për këtë nuk kanë hapur asnjëherë shampanjë, shkruan Gazeta10.
“Asnjëherë s’kemi hapur shampanjë për të festuar liberalizimin e vizave. Ne nuk kemi dhënë asnjëherë një datë se kur do të ndodh liberalizimi. Ne e kemi kuptuar që ky proces nuk varet në tërësi nga vullneti i spektrit tonë politik, por varet shumë nga puna e institucioneve tona për të hequr dilemat e disa prej vendeve që kanë qenë skeptike lidhur me Kosovën ëpr arsye të dnryshme. Ky është një vendim i vonuar sepse qytetarëve tona i është bërë e padrejtë me stërgjatjen e këtij procesi”, tha deputetja e VV-së në Info10.
Vendimi ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt BE-së për 90 ditë në periudhë gjashtëmuajshe. Nën kushtet aktuale, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e hapjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.