Lajme

Deputetja e VV-së me gjyshërit e saj: Bisedat me ta, si gjithmonë ngjallin përplot kurreshtje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:16 / 13 October 2024

Deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca ka shpërndarë një foto me gjyshërit e saj, përmes një postimi në Facebook deputetja tregoi për bisedat që zakonisht i flet me ata.

Postimi i plotë:

Mëngjesin e sotëm e fillova në mënyrën më të bukur, me nga një kafe të ngrohtë bashkë me gjyshërit e mi, Baba Gani dhe Nëna Bahtie.

Bisedat me ta, si gjithmonë ngjallin përplot kurreshtje, por japin edhe shpresë, sepse përkundër vuajtjeve të jetës, këta përsëri gjejnë forcën që me vetë rrugën e kaluar deri këtu bëhen frymëzim për ne.

Historitë nga më të ndryshmet nga e kaluara e tyre – sfidat që kanë kaluar, gëzimet e të papriturat e jetës gjithnjë janë burim urtësie e energjie për të cilën përherë kemi nevojë e nuk ndalemi duke e marrur nga ta. Jam tejet falënderuese për çdo moment që e kalojmë së bashku dhe e paçin jetën e gjatë.