Lajme

Deputetja e VV-së: Opozita po shpreson se Qeveria Kurti do të rrëzohet nga të huajt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:19 / 15 June 2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi iu ka reaguar ashpër partive opozitare në vend, shkruan Insajderi.

Selimi ka thënë se shpresa e vetme e PDK, LDK e AAK-së është që Qeveria Kurti të dështoi përballë Serbisë përkatësisht rrëzimin e saj.

Sipas saj këta po presin “…dështimin e qeverisë përballë Serbisë”.

“Asnjëra nuk do të ndodhë, as nuk do të mposhtet Kosova-Qeveria përballë Serbisë e as miqtë nuk e rrëzojnë Kosovën”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Çka mund të pres Kosova nga kjo opozitë

(nga kundërshtarët e qeverisë) të cilët shpresë të vetme kanë

1. dështimin e qeverisë perballë Serbisë,

apo

2. eventualisht që qeverinë ta rrëzojnë të huajt.

P.s. asnjëra nuk do të ndodhë, as nuk do të mposhtet Kosova-Qeveria përballë Serbisë e as miqt nuk e rrezojnë Kosovën.