Lajme

Deputetja Geci: VV është pjellë e PDK-së, PDK-ja e kalli Kosovën më 2004

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:52 / 3 March 2023

Edhe deputetja Marigona Geci e mori fjalën në këtë seancë të vonë të Kuvendi të Kosovës ku po diskutohet për propozimin evropian.

Geci nisi me shtjellimin e historisë së marrëveshjeve të Brukselit prej vitit 2013 e deri te propozimi evropian.

“E arritura kryesore është se gjithçka që ju keni kundërshtuar më herët, duhet pikërisht ju që e kundërshtuat ta implementonit tani. E mira është se nuk do të kemi dhunë, nuk do të kemi gaz lotsjellës, policë të lenduar…” – u shpreh ajo.

Më pas, Geci pretendoi se VV ishte (sic) pjellë e PDK-së.

“Çfarë ka ndodhur në realitet? Shyqyr që LDK-ja nuk e ka bërë këtë marrëveshje, se ish kallë Kosova. Me pasë bo LDK-ja flamurin lara-lara, PDK-ja e kish kallë Kosovën qysh e ka pasë kallë në vitin 2004. Dhe kur PDK e bëri flamurin lara-lara dhe e bëri pakon e Ahtisaarit, ju formoi juve, VV-në si pjellë e PDK-së.” – u shpreh znj. Geci.