Lajme

Deputetja Statovci i quan “parti të vjetra” opozitën: Fërkojnë duart për pushtet, edhe pse humbës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:34 / 14 March 2025

Deputetja Jeta Statovci, duke i quajtur parti të vjetra, ka “thumbuar” partitë e opozitës duke i quajtur “humbëse”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo deklaroi se këto ditë u shpërfaq mendësia e tyre për të gllabëruar çdo pore pushteti.

“Këta duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë.  Kurse, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve. Dëshirojnë që partisë që populli ja dha 48 deputetë, t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet”, u shpreh Statovci.

Ky është postimi i plotë i saj:

Parti të vjetra duke folur vetmeveti dhe duke fërkuar duart për pushtet, edhe pse humbës.

Këto ditë ishin shpërfaqje e mendësisë së tyre për ta gllabëruar çdo pore pushteti. Ashtu siç dëshmon e kaluara e tyre e zymtë. Këta duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë.  Kurse, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve. Dëshirojnë që partisë që populli ja dha 48 deputetë, t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet.

Me i lënë, këta ta prejnë hartën e institucioneve, sipas kuteve të tyre. Vullneti i qytetarëve është i qartë, dhe askush nuk mund ta anashkalojë atë përmes manovrave të vjetra politike.