Në një intervistë Kiara Tito është shprehur se do të kishte dëshirë që të kishte dy vajza dhe t’i kombinonte të dyja të veshura bukur.
“E kam akoma atë dëshirë edhe pse është herët natyrisht” thotë ajo e ftuar në “Se luan Topi”. Do të kisha shumë dëshirë që të kisha dy vajza dhe t’i vishja bukur. Lunën e vesh sigurisht dhe rri gjithë ditën duke e kombinuar.”
Kur u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, Kiara u shpreh se:
“Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër.”
Ndër të tjera Kiara zbuloi gjithashtu se Luna, vajza e saj e vogël ka një lidhje mjaft të veçantë me Luizin dhe se kur të dy ata kthehen nga puna ajo i pret me padurim dhe gëzohet shumë. Është një vajzë shumë sociale dhe u buzëqesh të gjithëve.