Për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parlamenti i Kosovës nuk është në krizë institucionale.
Kurti iu tha antarëve të partisë të shtunën, që ka veç njëfar boshllëku kushtetues.
Por, këto deklarime të Vetëvendosjes për Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës, janë tallje me qytetarët e Republikës, derisa për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo që po e bënë Kurti me partinë e tij, është mashtrim.Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, situata në Kuvend është kryekëput për fajin e Vetëvendosje andaj nuk kanë as si të mohojnë që është bllokim, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, ajo që po konsiderohet bllokuese e kuvendit është Albulena Haxhiu, emrin e të cilës tha se nuk e ndryshon lideri i VV-së. Ndonëse, e njëjta po dështon të marr votat për këtë pozitë, në seancën e së dielës as nuk u qit në votim.