12:02 / 14 March 2025
Po bëhen tash e sa javë që Gjesti nisi rrugëtimin e tij në big Brother Vip Albania.
Ai la pas vetës lidhjen që kishte me finalisten Xheneta Fetahu, derisa kjo e fundit nuk ndalet së komentuari thuajse çdo veprim e deklaratë të tij.
Por, edhe emri i Xhenetes u lakua bukur shumë brenda mureve të kësaj shtëpie.
Ndonëse pak më parë ishte brenda ambienteve të shtëpisë së BBVA, Xheneta ia ka kujtuar Gjestit që dikur i puthte “gishtat e këmbëve”.
Megjithëse u përfol se Xheneta është në një njohje të re, duket se kjo nuk qëndron aspak.
Bazuar në faktin që ajo sonte hyri vetëm për Gjestin, a nuk është ky detaj që ajo ende ndjen për pejanin që dikur i shprehte pa masë dashurinë …