7:42 / 7 July 2023
Dy muaj pas fitores së tij të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli vazhdon të ketë mbështetje të madhe nga fansat e tij.
Së fundmi, këngëtari ka marrë një dhuratë shumë të rëndësishme për të nga një fans që jeton në Londër.
Bëhet fjalë për një shqiponjë të madhe bashkangjitur me një fotografi me Kiara Titon nga ceremonia e martesës që zhvilluan në finalen e “BBV”.
Luizi duket se ishte shumë i emocionuar nga kjo dhuratë, të cilës i ka dedikuar dhe një postim në Instagramin e tij, ku falenderon dhe personin që e ka bërë.
Shiko Videon: