Lajme

​Dialogu, Hoti: Qeveria Kurti ka dëmtuar partneritetin me aleatët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:49 / 15 November 2022

Ish-kryeministri nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë ndërkohë që SHBA-ja i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, këta shkojnë e takohen me Petar Petkoviq në Bruksel.

“Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për t’u negociuar?! Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, ka shkruar Hoti në Facebook.