Lajme

Dijonis Biba: Çmimin e madh ia dedikoj nënës sime që nuk e kam gjallë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:21 / 14 June 2024

Ka pak kohë që kur ka përfunduar Ferma VIP dhe fitues i edicionit të parë është shpallur Dijonis Biba.

Menjëherë pas daljes ai ka dhënë një intervistë, ku ka folur për eksperiencën e tij në këtë ‘reality show’, shkruan lajmi.net.

Fituesi ka treguar që çmimin prej 100 mijë euro ia dedikon nënës së tij të ndjerë.

“Çmimin e madh ia dedikoj nënës sime që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës sime mu shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca ime”, ka thënë Dijonisi.

Ndërkaq, tiktokeri ka qenë shumë i pëlqyer nga publiku me batutat e tij.