5:20 / 4 April 2023
Kiara gjatë qëndrimit të saj në “BBVA”, herën e parë, ishte krejtësisht ndryshe. Ajo ishte më e qetë dhe shpesh kritikohej për sjelljet e saj ndaj Luizit.
Madje, shprehja e saj më e famshme ishte “më lër hapësirë”, shkruan lajmi.net.
Por, të shtunën ajo u rikthye sërish bashkë me tre banorë të tjerë.
E duket se Kiara e ka kuptuar lojën mirë, gjatë kohës sa ishte jashtë, pasi me tu eliminuar ajo bëri një mbështetje të jashtëzakonshme për Luizi.
Rikthimi i saj është shumë ndryshe, dhe të gjithë banorët po e vërejnë ndryshimin e saj.
Ajo është më arrogante, dhe i qëndron shumë afër Luizit.
Moderatorja është më e shliruar, ku nuk mungojnë momentet romantike mes çiftit, si dhe hapësirën më nuk e kërkon./Lajmi.net/