Lajme

Dimal Basha godet Faton Klinakun: Sa i mjerë, sa e turpshme, sa e gërditshme!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:50 / 30 August 2023

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku për kryeministrin, Albin Kurti.

Basha ka thënë se Klinaku po “kallzon trimini”, teksa deklaratën e tij e ka quajtur të mjerë e të turpshme.

Ai tutje shprehet se kjo është e turpshme, e mjerë dhe e gërditshme.

Shkrimi i plotë:

Faton Klinaku, kryetari i veteranëve të luftës të UÇK-së, paska thanë, “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.”

Për disa që po zgjedhin me dal jashtë vendit, ky po kallzon që ma trimni është me vra Albinin se me dal jashtë vendit!

Sa i mjerë, sa e turpshme, sa e gërditshme!

Jam i bindur që çdo ushtarë normal turpërohet se kush e përfaqëson!