Lajme

Dimal Basha sul*mon opozitën: Keni qenë të koordinuar me kri*min e organizuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:22 / 16 September 2024

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, sot e ka nisur ditën duke i thënë mirëmëngjesi opozitës.

Basha në një postim në Facebook i është drejtuar “opozitës së koordinuar” duke i thënë se çka ka pasur në Kosovë “si pasojë e koordinimit të tyre”

“Si pasojë e koordinimit tuaj në Kosovë ka pas:

-Automjete me targa të Millosheviqit,

-Rrymë të pa paguar,

-Institucione paralele,

-Postën e Serbisë,

-Dinarin e Serbisë,

-Kontrabandë,

-Rrugë ilegale,

-Barrikada, dhe

-Radojçiçin kryeministër në veri!”, ka shkruar ai.

“Këto lartë na japin me besu se më shumë keni qenë t’koordinuar me krimin e organizuar se me ndërkombëtarët!”