Lajme

Disa banorë nuk e dinë himnin kombëtar, “shpërthejnë” debatet në “BBVA”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:26 / 13 April 2023

Ditën e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” u improvizua themelimi i qeverisë dhe presidencës.

Kristi u zgjodh president, Luizi kryeministër, Qetësori ministër i punëve të brendshme, Elvisi ministri i drejtësisë dhe kryetare e parlamentit, Efi, shkruan lajmi.net.

Teksa u themeluan ligjet e shtëpisë, nuk munguan as debatet mes banorëve pas përfundimit të kësaj sfide.

Ishte Kiara, ajo e cila e nisi këtë teksa iu drejtua Kristit: Ti president së pari një herë mëso himnin.

“Këtu ka banorë shqiptarë që nuk e dinë mbi të gjitha”, iu përgjigj Kristi, duke arsyetuar faktin që nuk e di himnin kombëtar shkaku që është lindur e rritur në Belgjikë.

Ndërkohë edhe Deamishel e ka pohuar një gjë të tillë, duke thënë: “Ka pasur disa banorë që nuk e dinin himnin e që kanë jetuar jashtë”.