Lajme

Dislokohen në Kosovë Forca Rezervë Operacionale të NATO-s

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:08 / 5 December 2023

Të martën në Kosovë është dislokuar një batalion italian i Forcave Rezervë Operacionale të NATO-s.

Në një njoftim të shkurtër, NATO ka thënë se po vazhdon ta përmbushë mandatin e saj të përcaktuar me Rezolutën 144 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është dislokuar në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s – KFOR. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në një njoftim.

Kujtojmë se disa shtete kanë rritur prezencën e tyre të ushtarëve në Kosovë për shkak të zhvillimeve në Veri, e sidomos pas sulmit në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.